Skuadra e Cikalleshit mundet në shtëpi, sulmuesi luan 90’

Akhisarspor, skuadra ku luan sulmuesi kavajas i skuadrës sonë përfaqësuese, Sokol Cikalleshi sot ka luajtur një ndeshje mjaft delikate në fushën e vete.

Akhisar është mundur me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj ekipit të Bursaspor, ndërsa skuadra vendase ka humbur një mundësi të mirë sot në fushën e vete për t’u afruar me kreun e renditjes.

Akhisar i Sokol Cikalleshit ndodhet në vendin e gjashtë në tabelën e renditjes me 28 pikë, ndërsa Bursaspor është e dyta me 33 pikë pas fitores së sotme.

Javët e fundit Akhisarspor nuk po kalon një formë të mirë, e madje edhe rezultate nuk kanë qenë ato që priteshin, megjithatë, sulmuesi Sokol Cikalleshi ka zënë një vend titullari dhe po kalon një formë mjaft të mirë.

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan