Situata kaotike te Malaga. Rrezikon falimentin nëse nuk shet Baren, por rrogat janë të sigurta

Klubi i Malagas nuk po kalon një moment të lumtur financiarisht pasi është i zhytur në borxhe të mëdha dhe rrezikon seriozisht falimentin. E përditshmja spanjolle “Marca” ka shpjeguar se shpenzimet e sheikut Al-Thani kanë përfunduar dhe ai nuk do të investojë më në klub, ndaj duhet që të ardhurat për të paguar borxhet, duhet të vijnë nga shitja e futbollistëve.

La Liga ka paralajmëruar klubin se nëse brenda marsit nuk shlyen këto detyrime duke rregulluar bilancet financiare, rrezikon regjistrimin në edicionin e ardhshëm mes profesionistëve, që do të thotë se mund të zbresë në futbollin amator. Kjo është arsyeja se pse klubi po mundohet të shesë futbollistë, për të rregulluar bilancet dhe i nevojiten në mënyrë urgjente të paktën 2 milionë euro. Kjo është shifra që Getafe ka ofruar për Keidi Baren, duke i dhënë mundësinë edh që të huazohet te Malaga deri në fund të sezonit për të ndihmuar klubin të sigurojë mbijetesën.

Në klub për momentin e kanë refuzuar si mundësi, pasi mendojnë se mund të sigurojnë gjatë janarit paratë që u nevojiten pa sakrifikuar lojtarë e duke vijuar projektin e tyre. Megjithatë, askush nuk di të thotë nga vijnë këto të ardhura dhe mendohet se transferimet e përfolura në dalje nga Malaga do të zyrtarizohen me shpejtësi në ditët e fundit të janarit si rrugëzgjidhja e vetme.

Në këtë situatë, të vetmit në klub të sigurt janë lojtarët,. Në bazë të rregulloreve të reja në Spanjë, rrogat e tyre janë të siguruara. Ndaj sido që të shkojë puna, edhe nëse Malaga shpall falimentin, Bare, Sadiku & Co, në fund të vitit do të përfitojnë gjithsesi atë që u është premtuar në kontrata nga klubi. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan