Sistemi “VAR” rikthen polemikat në Angli. Sitit i mungojnë pikë, Klop favorizohet

Sistemi VAR po përdoret për herë të parë këtë sezon në Premier Ligën angleze dhe të shumta janë polemikat që ka ngjallur. Klubet pretendojnë se ky sistem po shkatërron futbollin dhe emocionet që përcjell duke shtuar se duhet të hiqet dhe ndeshja të lihet në dorë të gjyqtarëve.

Ndërkohë, mediat angleze kanë publikuar edhe një renditje të re, por me pikët që skuadrat do të kishin pa sistemin VAR. Ashtu siç edhe pretendon, Guardiola e ka vuajtur sepse numëron 3 pikë më pak me këtë sistem duke pasur në total 47 pikë. Nëse sistemi VAR nuk do të ishte, Siti do të kishte kuotën e 50 pikëve dhe do të rihapej kampionati.

Kjo për shkak se Liverpuli ka përfituar shumë nga ky sistem. Aktualisht numëron 61 pikë dhe e sheh veten me 14 pikë më shumë se Siti por me sistemin VAR do të ishte 4 pikë më pak dhe diferenca me Sitin do të ishte në vetëm 7 pikë. Më e dëmtuara nga VAR është Noruiç që ka 6 pikë më pak, teksa Brajton dhe Southempton kanë nga 6 pikë më shumë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/