Simeone “thumbon” Zonjën e Vjetër: Morata ngjan me Inzagin, por atëherë nuk kishte VAR dhe ai luante për Juventus

Diego Simeone ka bërë një batutë në konferencën për shtyp para ndeshjes të kampionatit ndaj Eibar. Tekniku i Atletiko Madrid ka krahasuar futbollistin e tij Alvaro Morata me ish-sulmuesin italian, Filipo Inzagi.

Argjentinasi theksoi se Moratës i pëlqen të luaj në limitet e pozicionit jashtë loje, ashtu si Inzagi. Por, ndryshimi është se ish-sulmuesi luante për Juventusin (duke nënkuptuar ndihmën nga arbitrat), dhe në atë kohë nuk kishte VAR.

“Morata më kujton Pipo Inzagin, i cili luante gjithnjë në limite, gjithnjë në situata me shumë favorizuese se jo favorizuese. Ashtu edhe Morata. Është gjithnjë në linjën e pozicionit jashtë loje. Por, Inzagin e linin të kalonte sepse nuk kishte VAR dhe pastaj ai luante për Juventusin”, u shpreh Simeone.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan