Shtohet “kolonia” kuqezi te Lacio, Tare merr një tjetër talent në provë

Igli Tare nuk ndalet së mbështeturi të rinjtë e talentuar nga atdheu i tij. Drejtori sportiv i Lacios prej kohësh mundohet të afrojë sa më shumë lojtarë shqiptare pranë gjirit të klubit kryeqytetas. Aliaj, Ndrecka, Kalaj, Shotaj e Shehu janë talentet nga vendi ynë, që kanë arritur të zënë një vend në ekipet e moshave të Lacios. Megjithatë duket këtyre të pestëve do i shtohet edhe një tjetër talent.

Mediet italiane raportojnë se Astrit Rama është marrë në provë nga drejtuesit e akademisë së Lacios. 18-vjeçari është rritur në akademitë e AEK-ut të Athinës dhe Olimpiakosit. Mesfushori ka kryer vizitat mjekësore dhe ka arritur t’i kalojë me sukses. Tani i mbetet të japë maksimumin në fushë për të bindur Igli Taren, që po e ndjek personalisht situatën e djaloshit.

Kujtojmë se nga Greqia erdhi edhe Tomas Strakosha, që iu bashkua skuadrës së dytë laciale, për të treguar më pas vlerat e tij e për t’u bërë një nga “gardianët” më të mirë e Serie A. Kështu, nga kjo eksperiencë e mëparshme mund të themi se akademitë e klubeve greke janë një “market” i mirë talentesh dhe Tare duket se e ka kuptuar këtë fakt. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan