Shqipëria U17 vazhdon me fitoret, kuqezinjtë e vegjël mundin edhe Ukrainën

Përfaqësuesja U17 e Shqipërisë vazhdon me sukses pjesëmarrjen e saj në turneun “Aegean Cup” në Turqi, pasi ka siguruar që tani praninë e saj në ndeshjet e rëndësishme për 4 vendet e para të aktivitetit. Pas fitores 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në sfidën hapëse, skuadra e drejtuar nga Elvin Beqiri ka siguruar një tjetër sukses 1-0 sot, këtë herë duke mposhtur Ukrainën.

Në një ndeshje ku Beqiri ka përdorur shumë lojtarë që kishin qëndruar në stol në ndeshjen e parë si dhe një skemë të përdorur rrallëherë me moshat, 3-4-3, Shqipëria ka gjetur shpejt rrugën e rrjetës me anë të Nezirit. Më pas, ka pasur dominim kuqezi në fushën e lojës, por kanë munguar golat e tjerë.

Tani Shqipërisë i mbetet të luajë vetëm ndeshjen e fundit në grup më datë 19 janar, ku do të përballet me Korenë e Jugut e cila ka po 6 pikë nga dy ndeshjet e para. Fituesi do të shkojë të luajë për ndeshjen finale të turneut të datës 21 janar, ndërsa në të njëjtën ditë edhe humbësi do të përballet me vendin e dytë të grupit tjetër për të ndarë se kush do të renditet në vendin e tretë dhe kush në të katërtin në këtë turne.

Formacioni i Shqipërisë: Lenja; Pano; Miftari; Stafa; Kaçanolli; Deda; Bajraktari; Çela; Neziri; Çereni; Selimi. U aktivizuan: Halili, Kote, Tahiri; Musai; Blakqori; Jashari; Kraja. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan