sex hikayeleri porno izle kartal escort

Shqipëria U17 dorëzohet përballë Koresë së Jugut, në garë për vendin e tretë

Përfaqësuesja shqiptare U17 është mundur në ndeshjen e tretë në grup përballë Koresë së Jugut në turneun “Aegean Cup” në të cilin po merr pjesë në Turqi e nuk do të jetë protagoniste në finalen e madhe të aktivitetin që luhet ditën e martë.

Skuadra e drejtuar nga Elvin Beqiri, pasi fitoreve 1-0 në dy ndeshjet ndaj Maqedonisë e Ukrainës në grupin e saj ishte në pozita mjaft interesante për të synuar finalen në këtë turne të organizuar me dy grupe. Por në duelin e sotëm ndaj Koresë së Jugut, e cila kishte siguruar po dy fitore, aziatikët janë shfaqur më mirë duke shënuar në pjesën e dytë dy golat që i dhanë suksesin dhe i garantuan finalen përballë Turqisë,

Ndërkohë, Shqipëria U17 do të luajë po të martën kundër Irlandës ndeshjen që do të caktojë se cila nga këto skuadra do të renditet në vendin e tretë dhe cila në vendin e katërt, pasi irlandezët janë pozicionuar në vendin e dytë në grupin tjetër. Për t’u theksuar është se në grupin e Irlandës, Kosova ka humbur të tre ndeshjet e saj duke u renditur në vendin e fundit.  /vipsport.al/