Shorti i Kupës së Spanjës/ Barcelona përballet me ekipin nga La Liga, ndërsa Real Madridit do i duhet të udhëtojë përsëri

Ditën e sotme është hedhur shorti i 1/16-ve të Kupës së Spanjës, që këtë sezon po dhuron surpriza dhe spektakël si kurrë më parë. Në hedhjen e shortit të kësaj faze si rrallë më parë mungon Atletiko e Madridit, që u skualifikua mbrëmjen e djeshme ndaj modestëve të Kultural Leonesa, me rezultatin 2-1, pas kohës shtesë.

Këto të fundit do të përballen me një tjetër gjigant të La Ligës, Valencias. I vetmi çift, ekipet e të cilit luajnë të dy në elitën e futbollit spanjoll është Barcelona-Leganes. Ndryshe nga faza e kaluar, ku katalanasit vuajtën shumë në fushën artificiale të Ibizës dhe trysninë e publikut kundërshtar, këtë ndeshje Mesi me shokë do e zhvillojnë në “Camp Nou”.

Reali i Madridit do të vizitojë Real Zaragozën dhe Sevija e Vijareal do të ndeshen respektivisht me Mirandes dhe Rajo Vajekanon. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në datat 28, 29 dhe 30 Janar për të fiksuar më pas duelet çerekfinaliste të trofeut të dytë më të madh në Spanjë për nga rëndësia. Ashtu si raundi i kaluar, kualifikimi do të përcaktohet në një ndeshje të vetme. Kjo formulë do të vazhdojë edhe në çerekfinale, që do të luhen më 5 Shkurt. Gjysmëfinalet do të jenë vajtje-ardhje dhe do të luhen në 18 Prill. /VipSport.al/

Shorti i 1/16-tave

Badajoz-Granada

Kultural Leonesa-Valencia

Tenerife-Athetik Bilbao

Real Zaragoza-Real Madrid

Mirandes-Sevija

Rajo Vajekano-Vilareal

Barcelona-Leganes

Rojal Sosheti-Osasuna

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan