Shkëndija firmos me mbrojtësin e Sllovakisë, Gjokës i shtohet një tjetër yll në skuadër

Shkëndija e Tetovës është e pandalshme në këtë merkato dimërore. Tetovarët kanë zyrtarizuar para pak minutave transferimin e katërt. Kështu, pasi shtoi kualitetin në ekip me afrimet e Ardin Dallkut, Valon Ahmedit dhe Aldair Netos, kuqezinjve tashmë do i shtohet edhe Jan Krivak.

26-vjeçari luan në pozicionin e mbrojtësit ndërsa tashmë ka firmosur një kontratë e cila do ta mbajë të lidhur për dy vite e gjysmë me klubin e Shkëndijes.

Krivak numëron edhe dy grumbullime me Kombëtaren e Sllovenisë, teksa së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit çek, ku aktivizohej me skuadrën e Karvina. Një element shumë cilësor në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka, i cili do ketë detyrën ta udhëheqë skuadrën te suksesi dhe trofetë. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan