Setien nuk grumbullon Mesin, por një surprizë që mund të shqetësojë Manajn

Sfida e nesërme në Kupën e Mbretit ndaj Ibicës duket se nuk shqetëson shumë trajnerin Kike Setien, i cili ka lënë pushim një pjesë të madhe të titullarëve të zakonshëm për duelin. Bie në sy sidomos mungesa e Lionel Mesit, i kursyer për sfidat e kampionatit, por edhe prania në listë e një sulmuesi “surprizë”.

Në listën e 18 lojtarëve të grumbulluar, përveç të rinjve si Riki Puig apo Ansu Fati, është edhe ai i Abel Ruiz, sulmuesit i cili është pjesë e Barcelona B dhe që mendohej se do të largohej në janar nga skuadra katalanase. Për një transferim të tillë u mendua që të afrohej një sulmues si Rei Manaj te Barcleona B dhe u nënshkrua një kontratë afatgjatë me futbollistin shqiptar.

Por Ruiz është grumbulluar në ndeshjen ndaj Ibicës dhe aty Setien do të vlerësojë nëse ai duhet të shitet, apo nëse klubi do ta mbajë si zëvendësues të Suarez i cili është ende i dëmtuar. Nëse Setien vendos të mbajë Ruiz, ai do të vazhdojë të luajë rregullisht me ekipin e dytë e si rrjedhojë, hapësirat për Manajn mund ishin më të vogla te Barcelona B të paktën në këtë sezon. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan