Sa kushtoi dhe klauzola si yll, Barcelona publikon kontratën e Manajt

Barcelona ka zyrtarizuar sot pasdite transferimin e Rei Manajt në radhët e klubit katalanas, të cilit ai i është bashkuar në mënyrë përfundimtare, pasi kartoni i tij është blerë nga klubi i famshëm spanjoll, i cili do ta bëjë atë pjesë të ekipit B.

“Barcelona dhe Albacete kanë arritur një akord për transferimin e futbollistit shqiptar Rei Manaj, 22 vjeçar, në klubin blaugrana, ku firmos deri më 30 qershor 2023. Manaj do të ketë një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh. Lojtari ka kaluar testet e nevojshme mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën e tij të re në stadiumin “Johan Cruyff” në praninë e drejtorit përgjegjës të Barcelona B, Silvio Elias, si dhe sekretarit teknik të Barcelonës B, Hose Mari Bakero.

Vlera e transferimit nga Albacete është 700 mijë euro, plus 2 milionë euro në varësi të rendimentit gjatë këtyre tre viteve e gjysmë kontratë. Lojtari do të mbajë fanellën me numrin 22”, shpjegonte Barcelona kushtet e kontratës së futbollistit.  /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan