Rusët i quajtën ekip serb në “Youtube”, Gjilani reagon pas tensioneve në ndeshjen me klubin rus

Gjilani dhe rust e Jenisej kanë zhvilluar paraditen e sotme një miqësore në Antalia të Turqisë. Klubi nga Rusia ka vendosur ta transmetojë ndeshjen në kanalin e tij në “Youtube” dhe në përshkrimin e skuadrës së Gjilanit, shkruhej se përfaqësonte shtetin e Serbisë.

Menjëherë pas konstatimit të këtij gabimi, që zyrtarët e Gjilanit e quajtën të qëllimshëm, është rrezikuar seriozisht ndërprerja e takimit. Klubi rus e ka rregulluar menjëherë “lapsusin” e bërë dhe ka këmbëgulur se ishte i paqëllimshëm. Pas një tensioni disa minutësh, trajneri Mezani ka vendosur ta vazhdojë ndeshjen dhe Gjilani arriti ta fitojë takimin me rezultatin 1-0, duke kryer njëfarë hakmarrje ndaj rusëve.

Menjëherë pas ndeshjes, klubi kosovar ka reaguar në ”Facebook”, duke pretenduar se ishte një gabim i qëllimshëm, pasi rusët posedonin protokollin e takimit, në të cilin shkruhej qartë se Gjilani ishte klub nga Kosova.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan