Rroca: Edhe Teuta e Bylis janë kundërshtarë seriozë, ndeshja ndaj Luftëtarit gjithmonë emocionuese

Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë. Kukësi do të luajë ndeshjes e javës së 18 ndaj Luftëtarit, që këtë sezon është në gjendje të vështirë si në fushën e lojës, edhe jashtë saj. Megjithatë, Eduard Rroca një ish i atij klubi, nuk ka sesi të mos e konsiderojë si një 90 minutësh të veçantë atë të së mërkurës.

Rroca e quan të suksesshme fazën përgatitore në Antalia. 26-vjeçari nuk etiketon asnjë ekip si kundërshtar për titullin dhe thekson se të gjithë janë në garë. Në fjalët e tij për RTSH, ai u bëri thirrje të gjithë tifozëve kuksianë t’i mbështesin për kryendeshjen e fundjavës ndaj Partizanit, që do luhet në impiantin e ri “Air Albania Stadium”.

“Ndeshja ndaj Luftëtarit është gjithmonë emocionuese për mua. Në këtë fazë përgatitore ndeshjet miqësore ishin me një ritëm të kënaqshëm dhe një niveli të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë aty ku e lamë, duke dhuruar ndeshje të bukura dhe duke shënuar sa më shumë gola. Gjithë ekipet janë të ngjeshura në klasifikim, është edhe Ballshi, Teuta, Laçi. Të gjithë ekipet janë aty-aty dhe unë nuk shikoj një rival fiks. Shpresoj dhe i bëj thirrje tifozëve të jenë sa më shumë në numër për të na përkrahur sepse është një aspekt që na ka munguar”, deklaroi Rroca. /vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan