Rrëfimi i Demit / Negociatat 20 orë me Sormanin, Mala, Rexhinaldo e gabimi me Rrahmanin

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka folur për shumë nga temat më të nxehta të kohëve të fundit sa i përket klubit që drejton. Në “SuperSport” ai foli për trajnerin Sormani, atmosferën në klub, situatën me Malën e zërat për Rexhinaldon.

“Të them të drejtën më pëlqeu kjo qetësia pa impenjime. Skuadra ka bërë mirë në Antalia, sipas informacioneve që kam trajneri i ri është i kënaqur e tani të shohim.

Patjetër që nuk më pëlqeu pjesa e parë, e kishim mundësinë të ishim më përpara. Tani të shohim më përpara, janë ende 19 ndeshje dhe shpresojmë të jenë aty ku ne pretendojmë.

Ndërrimet e trajnerëve nuk i kam bërë vetëm unë, këtë herë kam marrë trajner me dashurinë time, e pëlqeu edhe stafi. Kishim lënë një projekt në mes me zotin Sormani, është një burë që kisha dëshirë ta merrja në qershor, për arsye familjare nuk mundëm. U arrit tani e shpresojmë të shkojë shumë mirë.

Sormani nuk ka pasur asnjë probleme me lojtarët kur iku, ka qenë me dashuri dhe respekt atëherë. Nuk ka qenë punë regatash, ka qenë vetëm një moment shqiptar i një njeriu pak ekzigjent. Kështu ka  qenë muhabeti, e kam pasur gjithë stafin kundër atëherë e jam penduar.

Mala? Unë flas si biznesmen e mendoj si një ndërmarrje, në ta ka rregulla të njëjta për të gjithë. Ai stërvitet e luan me ekipin B. Partizani është sipërmarrje e madhe, asnjë lojtar nuk është më shumë se tjetri, te Partizani është grupi më i rëndësishëm se sa çdo lojtar. Ka pasur probleme administrative e shpresojmë t’i zgjidhim se kemi folur me Malën e familjen, drejtori shpresojmë ta gjejmë zgjidhjen,

Problemet ekonomike? Do kem dëshirë të mos cenohet gara, kam dëgjuar që ka problematika. Ne punojmë te Partizani,  nuk shohim jashtë çfarë bëhet. Kam dëgjuar që ka probleme por duhet ta bëjë federata, jo ta bëjmë ne zgjidhjen. Nuk mund të jap mend jashtë shtëpisë time, jap për shtëpinë time për Partizanin. Duhet të qartësohemi të marrim vesh edhe ne si është problematika. Presidenti i Flamurtarit thotë me datë 21 ekipi është gati. Edhe mund të ngremë zërin të organizojnë një mbledhje në FSHF. Do i them stafit të flasim me Federatën e diskutojmë, e mira është të mos ketë probleme se në fund të jetë fair play i pastër.

Rexhinaldo? Nga informacioni që kam, nuk ka lidhje, këto i bëjnë mediat a menaxherët, hapin muhabete për një klub tjetër. Nuk kemi ndonjë interesim për këtë lojtarë, janë disa lojatë që po sheh Olsi me Sormanin, ku lojtar nuk ka qenë asnjëherë. Të jesh i sigurt që ne nuk kemi pasur asnjë interesim për Rexhinaldon. Stafi teknik nuk ka pasur asnjë bisedë të vogël, asnjë seancë stërvitore, asnjë sekondë.

Largimi i Lerdës? Çfarë ka ikur nuk kam qejf ta diskutoj, nuk u puq as me stafin teknik as drejtues dhe në një moment u vendos të largohej. Nuk vlen të flasësh çfarë ka ikur, u ndamë si xhentëlmen, ai mori çfarë meritonte dhe ne vazhduam. Nuk marr vendime vetë, sidomos me Olsin  qëdnrojmë minimumi 1-2 orë çdo ditë. Edhe unë, edhe drejtori, edhe stafi ishim të përgatitur ta merrnim ne qershor Sormanin. Këtë herë si xhentëlmen që është, na kërkoi ai neve. Jemi ulur ynë, ai dhe Olsi 20 orë dhe ramë dakord. Kemi qëndruar 20 orë bashkë, Olsi 18 e unë 2 orë. Kam shumë respekt si unë për të, si ai për mua. Kontratën e kemi afatgjatë, është 2 vite e gjysmë, desha ta bëja edhe më të madhe, por ramë në kompromis. Sormani ka ardhur para Vitit të Ri, qëndroi këtu një ditë, pastaj erdhi direkt për të firmosur.

Krisje me Olsi Ramën?  Nuk ka pasur asnjë sekondë ftohje se kemi miqësi personale që më përpara futbollit. Ndodhi qe e kishim ndarë që do ikte Lerda por ai për një arsye familjare lëvizi ato ditë. Për Sormanin kemi qenë të tre me njëri-tjetrin, qëlloi që kur erdhi për kontratën që isha unë se Olsi ishte përsëri më familjen, nuk ka asnjë problem te Partizani.

Afatet e kompleksit? Që kur e mora desh ta bej si ndërmarrje të madhe Partizanin. Por jetojmë në Shqipëri, nuk ecin gjërat gjithmonë siç duam. Shpresoj që ndonjë ndeshje e fazës së tretë a katërt të bëhet në kompleksin e ri. Punimet ecin mirë, kemi kontraktuar edhe me fushën e ndriccimin se nuk është se po bëjmë vetëm stadium, por me të gjitha kushtet. Pretendojmë që të gjitha ndeshjet t’i bëjmë atje, me përjashtim të ndonjë derbi a ndonjë ndeshje të madhe në “Air Albania.

Më vjen keq për Kukësin se ashtu si ne luajti në Elbasan. Ne pastaj arritëm akordin me Tiranën e më bëhet qejfi që ka përfituar nga Partizani se paguajmë çdo ndeshje shuma të majmë. Është edhe faji ynë se më mirë të punojmë për infrastrukturë një kohë sesa të ekipi. Se kur nuk ke shtëpinë tënde, ccdo gjë nënvlerësohet, me një ndryshim që Partizani po i bën të gjitha me forcat tona, të gjithë të tjerët ndihmohen nga shteti a Federata. Ne që i dalim për zot këto vendime kemi marrë.

Mungesa e përfitimeve nga shitja e Rrahmanit? Duke punuar krijohet eksperienca, nga një njeri që nuk kisha lidhje me futbollin kam mësuar. Ndoshta kanë përfituar edhe nga zemërgjerësia ime, por ai nuk është faji i Rrahmanit, është faji i administratës time. Unë atij i uroj suksese. Ne investojmë për brezat e nuk ka pse na shkelin me këmbë. Edhe ne jemi duke mësuar. Unë kur erdha kam marrë stemën, bëmë zyra e ambiente të vogla, do bëjmë të madhin, shpresojmë të shkojë çdo gjë mirë.

Lufta për titulli apo Kupa? Ne jemi aty në lojë, shpresojmë të shkojë mirë edhe në kampionat edhe në Kupë. Nuk është çudi e madhe se diferenca është 3 pikë, ne ishim para e shkuam mbrapa, jemi në lojë për të gjitha. Të jem i sinqertë, me investimet që po bëjmë shpresojmë të luftojmë për kampionat por nuk do të jetë shqetësim i madh edhe nëse nuk e fitojmë. Po nuk e morëm këtë vit, e marrim vitin tjetër.

Europa? Është fat, po të bënte golin Solomon në transfertë do kalonim. Në fakt jam i kënaqur me 3 ndeshje me ekipin që luajti në Europë. këtu është edhe pak çështje fati. Pastaj nuk mund të mendohet që ecën një ekip që një ditë bën stërvitje në Elbasan, një ditë në një fushë, një ditë në tjetër. Edhe për edukimin, po nuk e pate në shtëpi nuk rriten mirë fëmijët. Shpresoj që me kompleksin të ecim në rrugën e Skënderbeut në Europë dhe kam shumë besim se do ia arrijmë””, tha Demi. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan