Roshit i pëlqen Spanja: Dua të luaj në La Liga, ëndrra ime është Botërori

Odise Roshi duket se ka gjetur formën e tij më të mirë këtë sezon me fanellën e Akmat Grozni, duke qenë se tashmë fieraku është në kulmin e karrierës, e madje ka shënuar edhe 3 gola. Në Rusi ende nuk ka rinisur kampionati dhe Roshi, së bashku me shokët e tij të skuadrës po e zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë aktualisht.

Ofertat

Odise Roshi, nuk fsheh ofertat që ka pasur, apo dhe dëshirën që ai ka në aspektin personal, ku synimi është që të bëhet pjesë e një kampionati të njohur në Europë… “Na duhen shumë pikë me thënë të drejtën se nuk jemi mirë në tabelë. Shpresoj të ngrihemi dhe t’i marrim avash-avash gjërat. Normale është një kënaqësi e madhe. La Liga është një nga kampionatet më të mëdha. Do ishte një kënaqësi që të shkoj aty, por për momentin jam te ekipi im, jap maksimumin aty dhe kur gjërat të jenë, kur nuk janë zyrtare nuk mund të flas para kohe”.

Edi Reja

Trajneri italian që drejton kuqezinjtë ka fituar zemrën e të gjithë futbollistëve në kombëtare dhe Roshi është njëri prej tyre. “Reja është një trajner me shumë eksperiencë. Të gjithë kanë respekt për trajnerin, ka shumë pankina në Seria A. Ka treguar vlera edhe në ekipin kombëtar, ka formuar një ekip shumë të mirë. Ëndrra ime është që të luaj në Botëror me Shqipërinë”.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan