Roli i ri në klubin e njohur të kryeqytetit, ish-anësori i FIFA-s prezanton mbrojtësin

Dinamo, ditën e diel, në orën 13:00 do të presë në fushën e vete skuadrën e Egnatias, ndaj të cilës do të synojë që të marrë 3 pikët. Por, blutë duan që të shfrytëzojnë këtë  merkato, e madje janë duke ndërtuar skuadrën, jo vetëm për të mbijetuar por edhe për të hedhur baza të shëndosha për sezonin e ardhshëm, ku nga drejtuesit e rinj synohet që të ndërtohet një ekip me ambicie për t’u rikthyer në elitë.

Pas Mateo Ortolani, blutë kanë bërë një tjetër afrim. I mbërritur pak ditë më parë në Tiranë, ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit dhe do të jetë pjesë e bluve në vazhdim.

19-vjeçari italian luan në pozicionin e sulmuesit dhe vjen nga ekipi grek i Acharnaikos. Më herët në sektorin e të rinjve ka qenë pjesë e moshave të Milan, Ternana dhe Cuneo.

Afrimi tjetër është Xhuljan Turhani, mbrojtësi peqinas me eksperiencë në kategorinë e Parë me disa skuadra dhe ai është prezantuar në faqen e klubit nga zyrtari i ri, Ermal Barushi, ish-anësori i spikatur i Superiores që mbajti edhe stemën e FIFA-s.

Sot është bërë zyrtarisht pjesë e bluve edhe Isiaga Kamara që ka qenë titullar në Lezhë në sezonet e fundit, por fillimisht është aktivizuar edhe me Luzin e Besën në vitet e shkuara, në eksperiencat e para në Shqipëri.Ndërkohë që Dinamo, brenda javës synon ë të bëj edhe 2-3 afrime të tjera….

E.saliu/Vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan