Rikthyen nigerianin e Superiores, krutanët mendojnë edhe për të ardhmen

Kastrioti ka ruajtur grupin, ka pasur vetëm dy largime të Dacit dhe Pepës, të cilët nuk kanë qenë lojtarë stabël në pjesën e parë të sezonit, por kanë rikthyer nj futbollist mjaft cilësor, si mbrojtësi i krahut të djathtë, Lukman Hyseni, një nga më të spikatur edhe në elitë në radhët e klubit krutan të sezonit të shkuar.

Drejtuesit e skuadrës krutane kanë në planet e tyre që të rikthejnë edhe nigerianin tjetër, Henri Okebukun, edhe ky një futbollist që la mbresa në elitë në sezonin e shkuar.

Por, në Krujë janë duke punuar, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen dhe në klubin krutan, kanë zyrtarizuar mbrëmjen e sotme edhe dy lojtarë të talentuar.

Bëhet fjalë për Lenën që ka qenë edhe kapiten i Shkëndisë së Tiranës dhe është 19-vjeç, një futbollist me perspektivë. Po ashtu edhe Indrit Prodanin, që ka luajtur me moshat e Partizanit, e më pas me Laçin në elitë, por edhe në Kroaci, me Hrvatski Dragovoljac, ku trajner është Besnik Prenga që ka drejtuar Laçin më parë.

Ja postimi i klubit krutan pak minuta më parë në faqen në profilin zyrtar të “Facebook” në lidhje me dy afrimet më të fundit në skuadër…

E.S./Vipsport.al/