Renditja e Superiores / Kukësi mbyll dy fazat si “kampion dimri”, por të gjithë ekipet ngjishen përsëri

Ndeshjet e sotme kanë mbylluri dy fazat e para të Kategorisë Superiore, duke i dhënë Kukësit edhe titullin simbolik të “kampionit të dimrit” falë asaj pike që fitoi mes shumë vuajtjesh në Gjirokastër. Verilindorët nuk arritën të shkëputeshin nga ndjekësit e tyre dhe tani shohin se si pas krahëve është krijuar një grup skuadrash që mund t’i rrëmbejnë vendin nëse bëjnë një tjetër hap fals në ndeshjet e radhës.

Vendin e dytë e mban tani Tirana me 1 pikë më pak, ku meritë ka padyshim ecuria e 4 fitoreve radhazi në po aq ndeshje të fundit të luajtura nga bardheblutë të cilët kaluan falë fitores së fundit pikërisht Bylisin që është i treti me 30 pikë.

Më pas, janë tre skuadra në kuotën e 28 pikëve: Laçi, Partizani e Teuta, të cilat luftojnë me treshen e kreut për të përfituar një vend në podium, për titullin apo pjesëmarrjen në Europë.

Këtij grupi mund t’i bashkohen Vllaznia e Skënderbeu, edhe pse janë pak më të shkëputur për momentin në klasifikim. Ndërkaq, një pikë morali ka qenë ajo e Luftëtarit, kurse për Flamurtarin vazhdon terri në fundin e klasifikimit me 6 pikë e shpresa gjithnjë e më të pakta për të ndryshuar pozitat në renditje. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan