Reja e fillon që nga më të vegjlit, ndjek stërvitjet e Shqipërisë U15

“Projekti i ri do të na shohë më të impenjuar në Shqipëri, edhe me të rinjtë”. Këto kanë qenë fjalët e trajnerit Edi Reja pasi konfirmonte rinovimin e kontratës së tij me FSHF. Duket se trajneri e ka nisur pikërisht nga më të vegjlit, pasi është shfaqur në grumbullimin e përfaqësues U15 që po zhvillohet këto ditë në Durrës.

Tekniku italian ka parë stërvitjet, por edhe ka folur para futbollistëve, duke i dhënë një mesazh se ata duhet të impenjohen që të jenë e ardhmja e përfaqësueses shqiptare, e cila po orientohet gjithnjë e më shumë drejt brezit të ri. Trajneri, por edhe ndihmësit e tij, do të monitorojnë në vijim një pjesë të madhe të grumbullimeve të përfaqësueseve të moshave, për të parë elementë cilësorë që mund të djegin etapat.

Meqë projekti i ri është një kontratë katërvjeçare, Reja dhe ndihmësit e tij do të shohin futbollistë të cilët në perspektivën afatgjatë, mund të ndihmojnë Shqipërinë të sigurojë pjesëmarrjen në Euro 2024. Që tani pjesë e grumbullimeve edhe rol kryesor do të kenë Kumbulla e Selahi, ndërsa planifikohet që të afrohet edhe Broja me ekipin e parë për ndeshjet miqësore. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan