Reja dhe Sormani, dy italianët shfaqen si vëzhgues në “Selman Stërmasi”

Ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit ka tërhequr jo vetëm një numër të madh tifozësh gjatë pasdites së sotme, por edhe disa vëzhgues të veçantë në tribunën e tij. Italianët Edoardo Reja dhe Adolfo Sormani kanë qenë të pranishëm në këtë ndeshje, duke ndjekur secili për objektivat e tij sfidën mes skuadrave që luftojnë për vend në podiumin e kampionatit.

Reja kishte ardhur si vëzhgues për futbollistë që potencialisht mund të veshin fanellën kuqezi. Trajneri është në Shqipëri në këto ditë për të detajuar planin e punës para miqësores së marsit dhe në vijimësi, pasi do të monitorojë shumë futbollistë. Ai shoqërohej në tribunë nga ndihmësi i tij, Ervin Bulku, i cili është ”përgjegjësi” për kampionatin shqiptar.

Ndërkohë, Adolfo Sormani vinte për qëllim krejtësisht tjetër. Trajneri i Partizanit ka shfrytëzuar sfidën për të parë nga afër dy rivalë direktë në renditjen e kampionatit. Tekniku ka pranuar se po mëson ende për situatën aktuale të kampionatit dhe gjendjen e kundërshtarëve ndaj kjo ishte një mënyrë e mirë për të parë dy skuadra të cilët në javët e mbetura do të ketë synim t’i kalojë në renditje. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan