sex hikayeleri porno izle kartal escort

Rapo: S’kthehem më pasi s’më paguan 8 muaj, prisja më shumë respekt nga presidenca e Luftëtarit për kontributin

Donald Rapo në një prononcim për “Supersport” ka folur në lidhje me situatën e tij, por edhe për të ardhmen. Ish-kapiteni i skuadrës së Luftëtarit, në prononcimin e tij thekson se për kontributin që ka dhënë në Gjirokastër, meritonte të paktën më shumë respekt. “Në verë me presidentin e ri Bekim Halilaj që u afrua në ekip, gjeta një kompromis, për marrjen e pagave, por me ulje rroga, isha dakord dhe vijova të jem lojtar te Luftëtari. Madje, deri në 30 nëntor, duhet që të merrja edhe pagat e prapambetura. Por, situata vijoi e njëjtë deri në dhjetor, madje me tetë muaj pa u paguar. Kam kaluar katër vite e gjysmë me këtë ekip dhe Europë. Nuk e meritoj këtë sjellje nga ky president që ka tre muaj e gjysmë që është në krye të ekipit”.

Rikthimi

Rapo e mohon kategorikisht rikthimin në Gjirokastër…“Një futbollist që e quan veten profesionist, nuk mund të ketë një sjellje të atilla. Nuk mund të udhëtoj drejt Gjirokastrës me shpenzimet e mia. Kam qiranë e shtëpisë pa paguar, ushqimin. Kam tetë muaj që s’marr asnjë lekë, si mund të përballoj veten, pasi unë mbaj veten me rrogat e Luftëtarit dhe familjen”.

Marrëveshja

“Nuk e besoj që të ketë një marrëveshje pasi ata nuk kanë marrë asnjëherë në telefon që do të ishte më minimalja dhe nuk besoj se do të ketë marrëveshje në të tilla kushte. Shpresoj që të dal sa më shpejt lojtar i lirë dhe të shoh të ardhmen time. Jam futbollist profesionist, kjo është puna ime dhe dua që të bëj më të mirën time. Kur të dal i lirë do të zgjedh më të mirën për veten time”.

Akuzat

“Pamjet filmike flasin qartë, u akordua penallti që s’kisha lidhje, madje kam shënuar edhe gol në një prerje ndeshje. Të gjitha janë me pamje, le t’i shohin mirë, t’i shohë edhe prokuroria. Më ka dërguar edhe një “sms” që duket pak kërcënues, kur tha që t’i kalojmë gjërat pak personalisht me njëri-tjetrin”, – tha Donald Rapo.  

E.Saliu/Vipsport.al/