Raiola: Nëse ky është Milani që duan, më mirë të gjejë blerës. Tifozët të më këkojnë falje

Mino Raiola ka qenë një nga emrat e pranishëm në stadium sot për ndeshjen mes Breshias dhe Milanti e sigurisht nuk mund t’u shpëtonte komenteve në mediat italiane pas sfidës së skuadrave ku gjenden lojtarë që ai menaxhon si Ibrahimoviç, Baloteli e Donaruma. Raiola ka bërë të qartë se Milani aktual, është ende shumë larg asaj që pretendohet, edhe pse ka marrë Ibran.

“Ai po mundohet të bëjë më të mirën për skuadrën. Shpresoj që karriera e tij të mos përfundojë kurrë, por nëse përfundon, duhet ta bëjë në një nga skuadrat më të mëdha të Europës. Kishte shumë alternativa përpara, por nëse ka zgjedhur Milanin do të thotë se ka qenë e drejtë.

Nuk më pëlqen projekti i Milanit pasi nuk mendoj se ky është Milani që bota dëshiron të njohë dhe nuk besoj se është skuadra që Maldini e Boban ëndërrojnë. Nuk mendoj edhe se Eliot po mendon që ky është Milani i vërtetë. Unë nuk kam folur as me Gazidis e as me të tjerë, por nëse ky është Milani që duan, i këshilloj të gjejnë sa më parë një blerës”, ishin fjalët e menaxherit.

Ky i fundit u përplas me klubin kuqezi kur u diskutua rinovimi i Donarumës e tani nuk ngurron të kundërsulmojë. “Po pres ende që të kërkojë falje ata tifozë që më kanë ofenduar e kërcënuar sepse pastaj gjërat shkuan siç thashë unë. Ne do ecim përpara edhe dy vite, nuk dua të krijoj asnjë lloj zëri të merkatos rreth tij”, tha Raiola. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan