Raiola, Mendes & Co, 4 menaxherët më të njohur i shpallin luftë FIFA-s

Katër nga menaxherët më të njohur në qarkullim në futbollin botëror, janë takuar në një restorant të Londrës për të ndryshuar futbollin, ose më saktësisht për të ndryshuar rregullat që FIFA po përpiqet të vendosë kundër tyre.

Mino Raiola (menaxhon emra si Ibrahimoviç, Pogba, De Ligt, Verrati, Insije e Haland), Zhorge Mendes (Kristiano Ronaldo, Zhoze Murinjo, Zhoao Kanselo, Ederson, Bernardo Silva), Xhonatan Barnet (Garet Bejl, Saul Niguez, Xhordan Pikford) dhe David Manaseh (pjesë e kopanisë së Barnet) janë takuar për të diskutuar edhe ata se si do të veprojnë ndaj kufizimeve që organizata që drejton futbollin ndërkombëtar dëshiron t’u vendosë, duke u kufizuar të ardhurat.

FIFA dëshiron të ulë përqindjet dhe përfitimet financiare të mënaxherëve, duke i cilësuar si të tepruara. Ndaj menaxherët janë mbledhur për të kundërshtuar rregullat e reja dhe po përgatitin një betejë ligjore duke e cilësuar si të drejtën e tyre normale atë të përfitimit nëpërmjet biznesit që kryejnë. Pritet një luftë e ashpër dhe vendimi që do të dalë nga gjykatat civile, mund të ketë një impakt të rëndësishëm për betejën e menaxherëve. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan