Provoi Superioren me Laçin, ish-sulmuesin e U19 e kërkojnë 2 ekipe në Serinë C

Merkato e futbollistëve shqiptarë në Itali këto ditë ka qenë e përqendruar te të zakonshmit e Serisë A si Hysaj, Kumbulla, Rrahmani e Dermaku. Por edhe në kategoritë më poshtë ka emra të cilët bëhen gati të ndryshojnë skuadër pasi kanë oferta nga klube të tjera.

Një prej tyre është edhe Dardan Vuthaj. Ish-sulmuesi i përfaqësueseve U17 dhe U19 të Shqipërisë, aktualisht është pjesë e Imolese në Serinë C të Italisë. Por për të ka pasur interesim konkret nga klube të tjera të cilat kanë parë se lojtari mund të paraqitet pozitivisht në këtë kategori, edhe pse në sezonin aktual në 19 ndeshje ka shënuar vetëm 2 gola.

Sipas mediave italiane janë Rieti dhe Sanbenedeteze që kërkojnë transferimin e shqiptarit në janar për të përforcuar radhët e tyre për vijimin e këtij edicioni. Vuthaj ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës deri tani në klube të kategorive të ulëta italiane, ndërsa provoi në vitin 2015 edhe një eksperiencë në Shqipëri ku veshi për 5 ndeshje fanellën e Laçit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan