sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pritet vetëm zyrtarizmi, Barcelona shkarkon trajnerin Valverde!

E rrallë, pro ndodh edhe te Barcelona. Ernesto Valverde nga sot nuk do të jetë më trajneri i katalanasve. Sipas mediave spanjolle, pas një mbledhje të ethshme në klub, është vendosur largimi i teknikut, i cili kohët e fundit ishte vënë në epiqendër të kritikave për mungesë por sidomos të lojës bindëse të skuadrës edhe pse sakrificat ekonomike për të marrë yje në sulm kishin qenë shumë të mëdha.

Sipas “Marca”, Bartomeu i ka komunikuar trajnerit gjatë mesditës së sotme se nuk do të jetë më ai në drejtimin e ekipit, gjatë një mbledhje ku ishin të pranishëm edhe shefi ekzekutiv Oskar Grau, apo edhe departamenti teknik me Abidal e Planes.

Tani në darkë mblidhet bordi drejtues për të detajuar ndarjen me trajnerin dhe për të marrë vendimin për të ardhmen, duke shqyrtuar ato që janë tre kandidaturat kryesore. E para është ajo e Mauricio Poçetinos, i cili është edhe kandidati më i mundshëm për t’u ulur në pankinën e katalanasve, ndërsa janë në garë edhe Setin dhe trajneri i ekipit B, Garsia-Pimenta.

Mbledhja e bordit drejtues do të shoqërohet me deklaratën që do të zyrtarizojë si divorcin me trajnerin aktual, ashtu edhe emërimin e pasardhësit të tij në stolin e katalanasve që e nisën edicionin me shumë entuziazëm, por për momentin duken shumë larg pretendimeve të tyre. /vipsport.al/