sex hikayeleri porno izle kartal escort

Prezantohet Setien: Nuk e mendoja kurrë se do të trajnoja Barcelonën, premtoj vetëm diçka

Sot është prezantuar trajneri i ri i Barcelonës, Kike Setien që ka zënë vendin e Ernesto Valverdes. Ish-tekniku i Betisit ka dalë para me3diave dhe ka folur për herë të parë si trajneri i katalanasve, duke e pranuar hapur se nga CV që ka, nuk e ka menduar ndonjëherë se mund të jetë trajner i Barcelonës.

Ndërkohë, ai u ndal edhe te loja e bukur, arsye për të cilën edhe Barcelona i ka besuar stolin. Setien është i bindur se ekipi i tij do të argëtojë në fushë. “Unë për tifozët kam vetëm një premtim. Do të shihni se do të bëjmë një futboll shumë të bukur.

Unë nuk kam një eksperiencë të madhe, as tituj të fituar. Kam bërë mirë me Lugon, me Las Palmasin dhe Betisin por nuk mendoja se do të ishin të mjaftueshme. Kurrë nuk kam menduar se do të zgjidhem për të qenë trajneri i Barcelonës”, tha mes të tjerash Setien. /Erjon Allaraj-VipSport.al/