sex hikayeleri porno izle kartal escort

Prezantohet këtë mesjavë, Manaj është blerja e parë e Barcelonës me trajnerin e ri

Rei Manaj do të zyrtarizohet si një futbollist i Barcelonës B brenda dy ditëve të ardhshme, pasi mediat katalanase kanë mësuar se akordi mes tij dhe klubit është finalizuar. Lojtari do të regjistrohet me ekipin e dytë dhe do të aktivizohet me të, por do të jetë një opsion edhe për skuadrën e parë në të ardhmen, nëse do të nevojitet prania e tij për t’i dhënë frymëmarrje titullarëve të zakonshëm në ndeshje kampionati apo Kupe.

E përditshmja katalanase “Sport” ka shpjeguar se akordi mes palëve është gjetur shpejt dhe se brenda të martës apo të mërkurës do të jetë pjesë e katalanasve, pasi të kryejë edhe vizitat mjekësore. Ngjarjet e fundit me shkarkimin e Valverdes nga ekipi i parë kanë bërë që transferimet të kalojnë në plan të dytë ndaj me shumë mundësi, e mërkura do të jetë dita e parë e Manajt në klubin e tij të ri që nis epokën “post Valverde” pikërisht duke bërë shqiptarin si blerje të parë.

Futbollisti nuk pritet të luajë këtë javë me klubin e tij të ri, edhe për faktin se vuan një dëmtim në kavilje të pësuar në ndeshjen e fundit me Albaceten. Ai pritet që të debutojë me Barcelonën B në ndeshjen e të dielës ndaj Gimnastik të Tarragonës. /vipsport.al/