Presidenti i Lacios është unik, letër tifozëve: Na keni borxh 50 mijë euro

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, është një nga personazhet më të veçantë në futbollin italian. Ai shpesh shihet si një person i cili mendon fillimisht për financat e kjo është arsyeja pse Igli Tare vepron shpesh me buxhet të kufizuar e detyrohet të bëjë magji pas magjie për të ndërtuar një ekip konkurrues. Por iniciativa e fundit e tij, ku i kërkon tifozëve 50 mijë euro, është unike në llojin e saj.

Klubi u ka dërguar tifozëve të Lacios një letër ku i kërkon atyre që ta dëmshpërblejnë për gabimin që kanë bërë në ndeshjen kundër Ren, ku për kore të papërshtatshme, UEFA vendosi të mbyllte njërën tribunë të stadiumit për sfidën pasardhëse. Tifozët përgjegjës janë identifikuar falë kamerave të sigurisë dhe klubi i ka dërguar gjithsecilit një shkresë zyrtare.

“Nga filmimet e siguruar nga UEFA dhe hetimet e policisë, ka rezultuar se JU jeni përgjegjës për sjelljet e sanksionuara që kanë sjellë një dëm që përllogaritet në 50 mijë euro. Ndaj ju ftojmë të kontaktoni me klubin për të arritur dakordësinë mbi një mënyrë dëmshpërblimi”, shkruhet ndër të tjera në letrën që klubi u ka dërguar tifozëve përgjegjës. Shifra prej 30 mijë eurosh është ajo që mund të kishte fituar klubi nëse do të kishte pasur një pjesë të tribunës hapur për ndeshjen ndaj Sëlltik. Përveç kësaj kërkese, të gjithë tifozëve në fjalë u është anuluar abonimi në të tre ndeshjet e radhës së Lacios në shtëpi. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan