Prapaskenat e Napolit me Rrahmanin, të kaltrit e preferuan në momentin e fundit në vend të Kumbullës

Amir Rrahmani është zyrtarizuar si futbollisti i Napolit në Serinë A teksa do ta veshë fanellën e re prej sezonit të ardhshëm. Mbrojtësi ka shkëlqyer me fanellën e Veronës dhe falë paraqitjeve në nivel të lartë, ia doli të nënshkruajë për pesë vite me Napolin.

Megjithatë, këta të fundit kishin edhe një objektiv tjetër në merkato. Sërish bëhet fjalë për një mbrojtës të Veronës dhe sërish për një shqiptar. Të kaltrit kishin nën shënjestër, ashtu si edhe shumë klube të tjera, Marash Kumbullën.

19-vjeçari është një nga surprizat e bukura të kampionatit italian në këtë sezon, dhe Napoli ishte në dyshim se për cilin nga dy futbollistët do provonte të transferonte. Por, në fund mediat italiane theksojnë se Napoli zgjodhi në fund të transferonte Rrahmanin prej karakteristikave që mund t’i përshtaten më shumë “axurrëve”. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan