Polakët insistojnë për Florian Kamberin, del në skenë një klauzolë largimi në kontratë

Skuadra e Leç Poznan nuk heq dorë lehtë nga Florian Kamberi. Klubi polak pak ditë më parë bëri një ofertë për sulmuesin më të ri të përfaqësueses shqiptare i cili aktivizohet me Hibernian në kampionatin skocez, por duke marrë një refuzim.

Megjithatë, duket se polakët insistojnë për futbollistin dhe sipas mediave skoceze, kanë bërë gati një ofertë të dytë për 24-vjeçarin i cili pak ditë më parë plotësoi dokumentacionin dhe do të jetë pjesë e Shqipërisë që në ndeshjen miqësore të marsit kundër Sllovenisë. Polakët do të rritin ofertën e tyre për të kënaqur Hibernian, por edhe vetë futbollistin shqiptar i cili në këtë edicion është shfaqur në një formë të mirë dhe ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të tjera si Bazeli në Zvicër apo nga ata të Championship në Angli.

Të njëjtat burime sqarojnë se në rast se lojtari kërkon të largohet, në kontratën e tij ka një klauzolë e cila mendohet se është pak më shumë se 2 milionë paund, vlerë e ulët në krahasim me çfarë mund të shpenzohet aktualisht në tregun e futbollistëve në Europë. Ndaj mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Kamberi do të zgjedhë të mbyllë këtë sezon te Hibernian, apo nëse do të kërkojë menjëherë një aventurë të re. /vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan