sex hikayeleri porno izle kartal escort

Përplasja me trajnerin është lënë pas, Peskara e bën të qartë të ardhmen e Memushajt

Ledian Memushaj u përball pak ditë më parë me një situatë të vështirë, duke qenë se një zëvendësim solli përplasje me trajnerin e skuadrës. Shkak për këtë u bë zëvendësimi duke qenë se Memushaj nuk ishte i kënaqur me lëvizjen dhe në fakt, mendohej edhe një largim duke marrë parasysh përjashtimin që iu bë nga klubi për një ndeshje.

Vetë presidenti konfirmoi se debati ka marrë fund dhe nuk ka asnjë çështje duke dhënë garanci se Memushaj do të sqarohet me trajnerin. Mesa duket kështu ka ndodhur. Memushaj është rikthyer në skuadër dhe është bërë e qartë që te mesfushori i Kombëtares ka shumë besim dhe shihet si një futbollist i rëndësishëm për klubin.

Lidhja që ai ka me qytetin dhe tifozët, e kanë kthyer në të paprekshëm. Mediat italiane raportojnë se Peskara ka refuzuar ofertat për Memushajn dhe e ka siguruar se do të mbetet pjesë e rëndësishme e skuadrës. Në këtë mënyrë, Memushaj do të jetë te Peskara të paktën deri në fund të sezonit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/