Përforcimet e fundit, Lushnja e Egnatia zyrtarizojnë afrime cilësore

Në Kategorinë e Parë janë ditët e fundit të merkatos, e si rrjedhojë skuadrat janë duke bërë përforcimet për të qenë më  dinjitoze në pjesën e dytë të garës.

Kështu, Lushnja nuk di të ndalet në këtë merkato dhe skuadra lagunave ka bërë të vetin elbasanasin Orges Gava, një futbollist i spikatur që ka luajtur në Kosovë së fundmi

Gava ka dal nga Elbasani ku edhe ka luajtur në Superiore që në moshën 18-vjeçare, më pas ka luajtur edhe me Shkumbinin e Bylisin, por edhe Lushnjën në elitë, ku rikthehet pas dy sezoneve në Kosovë.

Por, edhe Egnatia e Rrogozhinës ka afruar një futbollist cilësor dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Fadil Meta. Ky i fundit ka qenë edhe vjet pjesë e skuadrës rrogozhinase dhe është një futbollist mjaft cilësorë që njeh mjaft mirë ambientin në qytetin e Rrogozhinës. Ja postimi i rrogozhinasve…

E. Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan