Pengmarrje dhe lirim brenda ditës, histori si në filma për futbollistin në Argjentinë

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur sot në Argjentinë kur brenda ditës, një futbollist i skuadrës së Lanus që gjendet në elitën e futbollit në këtë vend, është marrë peng e më pas është liruar. Lautaro Valenti, mbrojtës 21-vjeçar, ka përjetuar sot një nga ditët më të vështira të jetës së tij me një situatë shumë të pazakontë q ngjan me ato të filmave aksion.

Futbollisti dje kishte luajtur gjithë ndeshjen me klubin e tij por sot paradite në Argjentinë u dha alarmi se ai ishte marrë peng ndërsa gjendej në një lokal bashkë me motrën e tij nga disa persona të paidentifikuar të cilët kërkonin para për ta lënë të lirë. Negociatat nuk zgjatën shumë pasi familjarët e tij vendosën të bënin pagesën e shumës që kërkohej, pa specifikuar se sa ishte ajo.

Kësisoj, lojtari u lirua në drekë dhe u kthye përsëri te familjarët e tij, ndërsa policia po kërkon autorët e këtij rrëmbimi. E rëndësishme sipas policisë ishte që lojtari nuk kishte pësuar asnjë lloj dëmi fizik, përtej panikut për një ngjarje ku ishte bërë protagonist pa dashje. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan