sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pas Sadikut edhe Bare, mesfushori kuqezi në formacionin ideal të javës

Futbollistët shqiptarë në La Liga 2 vazhdojnë të marrin vlerësime të larta për paraqitjet e tyre. Rei Manaj nga “personazh problematik” është kthyer në një nga emrat më të lakuar që kur në skenë ka dalë oferta e Barcelonës B, ndërsa Bare e Sadiku vlerësohen si dy nga lojtarët më të talentuar të këtij kampionati.

Ky vlerësim vjen edhe nga fakti se me radhë të dy lojtarët e Malagas po përzgjidhen në formacionin ideal në bazë të paraqitjeve që dhurojnë me ekipin e tyre. Pak javë më parë ishte Sadiku që u përzgjodh mes më të mirëve, pasi shënoi 2 gola në ndeshje me skuadrën e tij. Këtë herë, ka qenë Bare që ka provuar shijen e pranisë në 11-shen më të mirë të La Liga 2 për javën e 22-të të kampionatit.

Vlerësimi mes më të mirëve është bërë publik nga vetë La Liga në faqen e saj për atë paraqitje që dha mesfushori ndaj Oviedos, duke organizuar lojën e ekipit të tij, por edhe duke tentuar disa herë të gjente rrjetën me goditje nga jashtë zonës. /vipsport.al/