Partizani zyrtarizon goditjen e parë në merkato, firmos me talentin e Kategorisë së Parë

Partizani ka lënë pas humbjen me Kukësin dhe sot ka nisur me merkaton. Kampionët e vendit kanë zyrtarizuar afrimin e parë në merkato, duke zyrtarizuar Tedi Carën i cili vjen nga Kategoria e Parë dhe shihet si një nga sulmuesit më premtues.

Cara ka firmosur me Partizanin një kontratë pesëvjeçare dhe i është bashkuar menjëherë skuadrës së Sormanit dhe do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e radhës. Cara ka bërë paraqitje edhe me ekipet e të rinjve të Kombëtares, duke qenë pjesë e Shqipërisë U19 dhe U20.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin e Besës për transferimin e Tedi Carës. Sulmuesi i talentuar kavajas i bashkohet kampionëve në fuqi pasi ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me të kuqtë. Me ekipin e Besës këtë sezon 19 vjeçari, ka shënuar 8 gola. Performanca pozitive Cara ka dhuruar edhe me ekipet përfaqësuese U-19 dhe U-20 të Shqipërisë”, shkruhej në njoftimin e klubit. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan