Partizani “përshëndet” Antalian, në mbrëmje kthehet në Tiranë

Partizani ka mbyllur ditën e sotme fazën parapërgatitore. “Të kuqtë” prej 12 ditësh ishin akomoduar në Antalia të Turqisë për të kryer në kushte sa më komode përgatitjet për rifillimin e Kategorisë Superiore.

Zyrtarët e kampionëve të vendit njoftojnë nëpërmjet rrjeteve sociale se mbrëmjen e sotme grupi i lojtarëve dhe stafi do të jenë në Tiranë, për të vazhduar këtu stërvitjet e mbetura para ndeshjes së javës së 18 të kampionatit.

Merkato e Partizanit nisi me rikthimin e Sormanit, që udhëhoqi ekipin në Turqi, ku përtej seancave intensive stërvitore, u zhvilluan edhe dy miqësore. Teste jo pozitive për ta, që u mundën nga hungarezët e Honved dhe turqit e Trabzonspor me rezultatin minimal 1-0.

Tekniku i ri do e nisë aventurën e tij të dytë me kryeqytetasit në Korçë ndaj Skënderbeut, ku do synojë ta nisë mbarë dhe t’i afrohet sa më shumë kreut, që mbahet nga Kukësi me 31 pikë, kundrejt 28 të “të kuqve”. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan