Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin e afruar në verë, futbollisti kthehet te Verona

Partizani ka njoftuar se i ka dhënë fund bashkëpunimit me sulmuesin Jozef Ekuban. Ganezi erdhi te të kuqtë në verë nëpërmjet formulës së huazimit nga klubi i Serisë A, Hellas Verona. Megjithatë, 20-vjeçari dështoi të linte shenjën e tij te kryeqytetasit edhe pse pritshmëritë për të ishin të mëdha nga kampi i kuq.

Jozef Ekuban nuk arriti për asnjë moment t’i ngjasonte historisë së vëllait të tij Kaleb Ekuban, teksa ky i fundit mbahet mend si një nga më të spikaturit në Superioren e sezonit 2016-2017. Sulmuesi 20-vjeçar u aktivizua me pikatore nga ish-trajneri Franko Lerda dhe mesa duket nuk ia ka dalë të bindë as teknikun aktual Sormani, i cili pati kohën ta vëzhgonte nga afër në fazën përgatitore që Partizani zhvilloi në Turqi.

Në këtë formë Ekuban do kthehet në Itali për të gjetur një tjetër destinacion pasi vështirë se klubi i Veronës ta mbajë në ekipin e parë. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan