Partizani në hall për ndeshjen me Kukësin, ndaj verilindorëve mungojnë dy titullarët e mesfushës

Partizani ka dalë i gjymtuar nga ndeshja e djeshme me Skënderbeun. Të kuqtë përveç se nuk ia dolën të merrnin pikët maksimale, teksa u mposhtën me rezultatin 3-2, në ndeshjen pasardhëse atë ndaj Kukësit të dielën në Air Albania Stadium, do vuajnë edhe mungesën e mesfushorëve Bruno Telushi dhe Rron Broja.

Vlonjati ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa Broja është automatikisht jashtë sfidës pasi u ndëshkua me karton të kuq. Kështu, një detyrë e vështirë edhe për trajnerin Adolfo Sormani, i cili përveç Brojës dhe Telushit duhet të llogarisë edhe mungesën e Boldor me Uillian Kordeiro të pezulluar nga komisioni i disiplinës pas ndeshjes me Teutën.

Në këtë formë shkon në katër numri i titullarëve që nuk do jenë në dispozicion, teksa të kuqtë kërkojnë të shmangin një tjetër disfatë me Kukësin pasi diferencat me kryesuesit do thelloheshin shumë. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan