Partizani e largoi dje, Ekuban zyrtarizohet te klubi i Serie C

Partizani njoftoi ditën e djeshme ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Jozef Ekuban. 20-vjeçari ishte te kryeqytetasit si i huazuar, pasi ishte në pronësi të klubit të Hellas Veronës. Sulmuesi nuk arriti të lërë asnjë shenjë te kampionët e vendit, duke numëruar vetëm 33 minuta lojë dhe asnjë gol. Pas kësaj, drejtuesit e të kuqve vendosën të ndërprisnin huazimin e tij.

Pikërisht sot, pas vetëm një dite nga largimi i ganezit nga Shqipëria, zvjen zyrtarizimi si lojtari më i ri i Virtus Frankavilës, ekip që militon në Serie C. Skuadra e re e Ekuban renditet në vendin e 15 në grupin C, vetëm një vend më lart zonës, që të çon në fazën play-off për të rënë një kategori më poshtë. Mbetet të shohim nëse ish-sulmuesi i Partizanit do arrijë ta ndihmojë ekipin e tij të ri të ngjitet më lart në renditje.

Ekuban erdhi gjatë kësaj vere në Tiranë, me shpresën se do të ishte gati në të njëjtin nivel me vëllanë e tij, Kaleb Ekuban. Ky i fundit është një nga sulmuesit e huaj më të mirë të aktivizuar me të kuqtë dhe aktualisht aktivizohet me Trabzonsporin. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vëllanë e tij, megjithëse është akoma i ri dhe nuk mund të themi se Partizani i dha shumë mundësi për të shpërthyer. /VipSport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan