Oshafi: Jemi Luftëtari, shpresoj që të mos ketë gabime pa dashje në kurriz të skuadrës sonë!

Aldrit Oshafi është kthyer në një titullar në radhët e skuadrës së Luftëtarit. Beratasi që ka debutuar me Tomorin në Kategorinë e Parë dhe që ka luajtur me Kombëtaret e moshave deri te Shpresa U-21, në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, në prag të sfidës me Tiranën është shprehur: “Besoj se u paraqitëm shumë mirë dhe besoj se do të vijojmë që të jemi në formë të mirë duke zbatuar detyrat e stafit dhe të shohim përpara. Ka shumë ndeshje, duke evituar gabimet do t’ia dalim të gjithë bashkë”.

Gjykimi

Në lidhje me gjykimin që është kontestuar nga të gjithë për atë që ndodhi në Gjirokastër në ndeshjen e fundit me Kukësin, Oshafi ka një mesazh: “Jemi njerëz të gjithë gabojmë. Nuk më takon mua që të flas për gjykimet. Por, shpresoj që të mos ketë më gabime pa dashje gjithmonë në kurriz të Luftëtarit”.

Tirana

Në fund, Oshafi ndalet te sfida e radhës, në kryeqytet me bardheblutë: “Ndaj Tiranës besoj se do të japim më të mirën. Tirana është një ekip me emra që synon titullin kampion. Po stërvitemi dhe i kemi marrë masat që të bëjmë më të mirën në Tiranë,. Kemi mbështetjen e të gjithëve në klub, ndaj edhe duke pasur edhe mbështetjen e tifozëve tanë në këtë sfidë, unë shpresoj që ne kemi shanse ta fitojmë ndeshjen. Të mos harrojmë je i Luftëtari”, – tha Oshafi, talenti beratas në fund të fjalë së tij.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan