Ofertat për Baren arrijnë 2 milionë euro, edhe surpriza e La Liga hyn në garë

Keidi Bare është kthyer në një nga emrat kryesore të merkatos së La Liga 2, ose më saktësisht të La Liga, pasi janë klube të elitës së futbollit spanjoll që tashmë po interesohen për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare. Mediat spanjolle i kanë dhënë një rëndësi të veçantë ofertave për të dhe ato që kanë dalë në skenë të fundit, po arrijnë vlera relativisht të larta.

E përditshmja “Marca” tregon se në garë për lojtarin ishte Rajo Vajekano, i cili ofroi fillimisht 500 milionë euro e tani ka kaluar 1,5 milionë eurot. Por në garë kanë hyrë fuqishëm dy skuadrat e La Liga, Leganes e sidomos surpriza e këtij sezoni në La Liga, Getafe, që kanë rritur ndjeshëm ofertat për lojtarin.

Oferta e Getafes, e cila merr pjesë edhe në Ligën e Europës ku ka kaluar fazën e grupeve, është 2 milionë euro, si dhe i jep Malagas mundësinë që të mbajë huazim deri në mbyllje të këtij sezoni Baren. Kjo do të ishte një mundësi e artë për klubin që do të përfitonte financiarisht e ndërkohë do të kishte edhe për disa muaj atë që është kthyer në një prej lojtarëve kryesorë për të.

Megjithatë, asnjë nga klubet nuk ka marrë përgjigje pozitive nga Malaga, pasi klubi pret oferta të tjera të rëndësishme për lojtarin, i bindur se për të do të ketë një ankand të mirëfilltë pasi brenda vitit 2019 i ka bindur të gjithë se e meriton të tregojë talentin e tij në La Liga. /E.Kuka/vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan