Nuk zbriti në Serinë C, tërmeti në Turqi mund të vendosë fatin e Frederik Veselit

Frederik Veseli ka pak ditë në dispozicion për të zgjidhur të ardhmen e tij, sepse ajo është larg Empolit. Në klubin aktual nuk ka më vend për të dhe kjo u bë e qartë për faktin se skuadra italiane ku ai ka kaluar 3 vitet e fundit bleu mbrojtës të rinj dhe në ndeshjet e para të vitit e la jashtë grumbullimit.

Atë e kërkoi fillimisht klubi i Barit në Serinë C, por lojtari nuk dëshironte të binte nga kategoria, qoftë edhe për një gjysmë sezoni. Hezitimi i tij për të firmosur bëri që Bari të tërhiqej nga tentativa për të nënshkruar me mbrojtësin e përfaqësueses e kështu detyroi menaxherin e tij që të kërkonte një sistemim të ri, duke parë se nuk ka shumë oferta në qarkullim për të.

Sipas mediave turke, menaxheri ia ka ofruar Veselin klubit të Trabzonspor, i cili është në kërkim të një qendërmbrojtësi të mirëfilltë. Turqit kishin qenë në kontakt me Sumaoro, kapitenin e Lilës, por ky i fundit refuzoi ofertën e tyre pas tërmetit të ditëve të kaluara sepse nuk dëshironte të zhvendosej atje me familjen. Ndaj në ditët e fundit të merkatos ata po kërkojnë alternativa të tjera. Kësisoj, emri i Veselit bëhet një opsion i mundshëm për Trabzonsporin, i cili në këtë edicion kërkon që të përfshihet në luftën për titull, pasi aktualisht mban vendin e 4-t në renditje.

Për Veselin ky do të ishte një opsion shumë i mirë, duke parë se nuk ka shumë alternativa në dispozicion, ndonëse primar kishte pasur qëndrimin në futbollin italian. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan