Nuk ndalet Besa, firmos me sulmuesin elbasanas që ka spikatur në Kosovë e Superiore

Pas portierit Ajazi , Lilës, Isait, Bërdufit, Vathit, skuadra e Besës afroi lojtarë cilësorë përsëri në merkato, ku pak ditë më parë firmosi edhe mesfushori fierak Ledion Muçaj, i cili ka qenë edhe para disa vitesh pjese e ekipit në nivele të larta në Superiore.

Por, duket e Besa nuk ka të ndalur këtë janar dhe duket se presidenti Nexhat Bizhdili synon që të ndërtojë një ekip me kualitete, madje me një formacion cilësor, por edhe stol solid për të përballuar pjesën e dytë të garë, ku skuadra kavajase do të kërkojë që të rikthehet në elitë.

Eri Lamçja është afrimi i radhës në Kavajë, një futbollist mjaft cilësor që ka eksperienca në Supeiore, e madje duke qenë pjesë e Elbasanit, Teutës, e Luftëtarit, por edhe në Kategorinë e Parë, krahas ekipit “mëmë” është aktivizuar edhe me Bylisin.

Në karrierën e tij, mesfushori me tipare sulmuese, ka provuar që të luajë edhe në Kosovë me ekipet e elitës si: Vushtrria, aty ku ishte në pjesën e parë të këtij sezoni, si edhe Drita e Gjilanit dy vite më parë.

Për vetë pozitat që ka aktualisht besa, synohen dy vendet e para, ndërsa për t’u theksuar është fakti se konkurrenca është e madhe në Grupin B të Kategorisë së Parë.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan