“Nuk më kishte ndodhur asnjëherë në karrierë”, Lukaku tregon kërcënimet e Kontes

Nëse Interi i këtij sezoni është në garë për titullin kampion duke qëndruar pranë Juventusit, atëherë një pjesë të konsiderueshme të meritës e ka trajneri Antonio Konte. Tekniku zikaltër i jep një shtysë të madhe skuadrës me taktikat e tij, ndërsa gjithnjë është kërkues ndaj lojtarëve në respektimin e çdo urdhri të tij.

Së fundmi, Romelu Lukaku ka treguar për mënyrën si Konte flet me futbollistët dhe faktin se ai është i drejtpërdrejt. “Më kujtohet në një ndeshjet e mia të para në Champions League kundër Slavias së Pragës. Luajta shumë keq në atë ditë. Dhe Konte nuk ma përtoi me fjalë para të gjithë skuadrës. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë në karrierën time. Ai më tha se kisha luajtur si një mbeturinë dhe se në rast përsëritje në ndeshje të tjera, atëherë do të më zëvendësonte pas pesë minutash.

Më preku konfidencën në atë moment, por gjithashtu edhe më zgjoi. Ai e bën këtë me të gjithë, nuk ka rëndësi kush je. Të gjithë janë të barabartë. Më pas luajtëm derbin dhe unë isha një nga më të mirët në fushë, Konte e di si të marrë më të mirën nga futbollistët e tij. Duhet të punosh fort, të stërvitesh fort dhe të luash. Nëse nuk bën çfarë thotë ai, atëherë nuk luan. Ti e di vendin tënd dhe për këtë arsye e respektoj shumë”, u shpreh Lukaku. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan