“Nuk kuptoj asgjë, po më merren mendtë”, mesfushori i Italisë lë ndeshjen e përfundon në spital

Momente paniku dhe ankthi gjatë ndeshjes së sotme mes Fiorentinës dhe Xhenoas në Serinë A. Mesfushori i skuadrës së qytetit të Firences, Gaetano Kastrovili, në minutën e 64-t të ndeshjes u ul në fushën e lojës pasi nuk mund të vazhdonte më.

Ai ishte përplasur me mbrojtësin kundërshtar Biraski e pas pak çastesh, ii bëri shenjë stafit se nuk mund të vazhdonte më, jo për probleme të thjeshta fizike. “Nuk po kuptoj asgjë” dhe “Po më merren mendtë” ishin në ato momente fjalët e futbollistit të talentuar i cili falë shpërthimit të tij me fanellën e Fiorentinës ka fituar një vend edhe në radhët e përfaqësues së Italisë dhe vlerësohet si një nga talentet më të mëdhenj të saj.

Pas pak çastesh ai u ngrit në këmbë por trajneri Iakini e zëvendësoi me shpejtësi. Lojtari më pas është dërguar menjëherë në spital për të kuptuar se nga i kishte ardhur kjo tronditje që e la në fushën e lojës e për të evituar probleme të tjera për të. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan