Nuk grumbullohet për ndeshjen ndaj SPAL, Xhemaili pranë kalimit në Kinë

Blerim Xhemaili duket se do i japë fund karrierës disa vjeçare në Itali. Shqiptari i kombëtares së Zvicrës pritet të largohet nga Bolonja që në këtë merkato dimri. 33-vjeçari destinacionin e radhës do të ketë Kinën, ku pritet të bashkohet me klubin e Shenzhen, në të cilin trajner është legjenda italiane, Roberto Donadoni.

Plot katër sezone te Bolonja, ku ky aktuali është i treti rresht. Ai është një lojtar stabël në formacion te italianët. Megjithatë, ajo që bie në sy është mungesa e tij në listën e lojtarëve, që do të aktivizohen në ndeshjen e ardhshme në Serie A ndaj SPAL të Etrit Berishës.

Mosgrumbullimi i Xhemailit jep sinjale të qarta se marrëveshja me kinezët është arritur dhe Xhemaili do të fluturojë drejt Azisë. Shenzhen po kalon një periudhë shumë negative këtë sezon dhe rrezikon shumë rënien nga elita e futbollit kinez. Ata ndodhen në vendin e parafundit të renditjes. Donadoni po tenton të afrojë Xhemailin për të ndihmuar në rritjen e lojës së ekipit, në mënyrë që të dalë nga kjo situatë e errët.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan