Nuk arrin të fitojë me Livornon, Tramexanin që tani e pyesin për shkarkimin

Eksperienca te Livorno nuk po shkon siç pritej për Paolo Tramexanin. Ish-asistenti i De Biazit në pankinën e Shqipërisë nuk po kalon një moment të lumtur me skuadrën që mbyll klasifikimin në Serinë A, pasi nuk arrin të fitojë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Virtus Entelës, pa t’i ikte nga duart fitorja në barazimin 4-4 që erdhi me një gol të kundërshtarëve në minutat shtesë.

Në mediat italiane ka filluar të qarkullojë edhe hipoteza e shkarkimit të tij nëse ekipi nuk bën kthesë e Tramexani pas sfidës së djeshme është detyruar të pranojë se të gjithë janë në diskutim, por ai nuk e mendonte për momentin këtë hipotezë.

“Kemi zhgënjim për një fitore që do të ishte e merituar. Nuk jemi në gjendje të menaxhojmë disa situata ndaj nuk jemi shëruar ende. Fitorja do të kishte ndryshuar sezonin, kjo do të jetë një goditje e rëndë për t’u kaluar. Shkarkimi? Rezultatet nuk janë ata që priteshin, unë i jetoj gjërat ditë pas dite dhe nuk mendoj për atë që ndodh rreth meje”, ishte përgjigja e Tramexanit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan