Notat nga Eurosport: Gjimshiti futet në pjesë të dytë por gabon, Berisha i zoti

Mbrëmja e djeshme e Serisë A rezervonte përballjen mes Atalantës dhe SPAL, ku protagonist të këtyre dy skuadrave janë edhe futbollistët e Kombëtares, Berat Gjimshiti e Etrit Berisha. Mbrojtësi i bergamaskëve nuk e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa në fund të 90 minutave ai që triumfoi ishte portieri, me SPAL që fitoi me rezultatin 1-2. Në notat nga Eurosport pas ndeshjes ka pasur kritika për paraqitjen e Gjimshitit, i cili kishte pjesën e tij të fajit në dy golat e pësuar duke u vlerësuar me notën pesë.

Nga minuta e 46, Gjimshiti 5- “Futet në fushë në minutën e 46, por humbet Rekën në aksionin e golit të parë, ndërsa kalohet edhe te goli i dytë. Keq”, shkruhej për paraqitjen e Gjimshitit, i cili sërish mbetet një nga protagonistët kryesorë të Atalantës në këtë sezon. Ndërkohë, ka lavdërime për Berishën, i cili tregon aftësitë e tij kur thirret në aksion.

Etrit Berisha 7- “I zoti kur thirret në aksion për të mbrojtur portën. I vëmendshëm dhe shumë i lëvizshëm në daljet e tij”, ishin fjalët e përzgjedhura nga Eurosport për performancën e gardianit shqiptar. Për t’u përmendur se Berisha në këtë sezon ka qenë një ndër lojtarët më të vlerësuar nga ekipi i SPAL dhe në shumë raste ka shpëtuar mrekullisht kuadratin. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan