Një tjetër largim në horizont për Milanin, mesfushori kërkohet në La Liga dhe Premier Ligë

Milani ka qenë shumë aktiv këtë merkato janari duke afruar 3 futbollistë e duke larguar 2 të tjerë. Megjithatë merkatoja nuk ka përfunduar dhe ka emra të tjerë që lakohen për t’u afruar e shumë që lakohen për t’u larguar.

Përveç Piotekut që duket se nuk ka më të ardhme në klubin kuqezi, me shumë gjasa do të largohet edhe Lukas Bilia. Mesfushori italian është në interesin e disa skuadrave nga La Liga dhe nga Premier Liga, ku nuk po mungojnë edhe ofertat drejt klubit të Milanit.

Noruiç dhe Uatford janë dy skuadrat që e kërkojnë në kampionatin anglez, teksa kësaj lufte i është përfshirë edhe Selta Vigo që kërkon të forcohet edhe më shumë në La Liga. Tashmë, Milani duhet të bëjë mirë llogaritë për merkaton pasi fillon një fazë e vështirë e kampionatit dhe duhen më shumë alternativa. /Erjon Allaraj-VipSport.al/