sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Një nga më të mëdhenjtë në historinë e Turqisë, Shukur: Erdogan mi mori të gjitha, tani punoj taksist në SHBA

Hakan Shukur është një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit turk. Ish-sulmuesi ka lënë gjurmë në historinë e Gallatasaraj e Kombëtares, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur edhe me skuadra të famshme si Interi, Torino, Pama apo Blekbërn Rovers. Sot, në moshën 48-vjeçare, ish-futbollisti prej disa vitesh është zhvendosur në Amerikë për shkak të një konflikti me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili e ka konsideruar si armik të shtetit.

Së fundmi, Shukur ka treguar për jetën e tij në SHBA dhe fatkeqësitë që i kanë ardhur si pasojë e konfliktit me Erdogan. “Kam filluar tani të punoj, bëj taksistin në Uashington. Nuk më ka mbetur më asgjë, Erdogan mi mori të gjitha. Të drejtën time për liri, të shprehjes dhe të punës. Biznesi i gruas sime u shkatërrua nga vandalët, fëmijët e mi bezdiseshin në rrugë. Kam marrë kërcënime pas intervistës që dhashë. Kur u largova në vitin 2015, burgosën babain tim dhe konfiskuan pasurinë time.

Prindërit e mi janë të sëmurë me kancer dhe nuk mund të kthehem e t’i takoj. Kur isha anëtar i partisë së Erdogan, Turqia ishte një vend me standardet e Bashkimit Europian dhe kishte shumë financime. Por, politika e Erdogan ka bërë një hap pas dhe është kthyer drejt Lindjes së Mesme. Grushti i Shtetit? Askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte çfarë roli kisha unë. Kam bërë vetëm gjëra në përputhje me ligjin, nuk jam një terrorist apo tradhtar. Adhuroj flamurin dhe vendin tonë”, u shpreh Shukur. /Egi Çabeli-VipSport.al/